Vendosni fjalën kyçe....

PD kundër zgjedhjeve të nesërme në universitete: Shkelin ligjin, s’janë të lira e të ndershme. Do organizojmë të tjera


Partia Demokratike ka denoncuar ato që i quan zgjedhje farsë në universitetet në vend.

Në një deklaratë për mediat, demokratja Albana Vokshi tha se kryeministri Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve.

Lidhur me zgjedhjet në universitete ajo shkruan se ato janë në kundërshtim me ligjin e në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve.

“Edi Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi nëse ato janë zgjedhje politike apo jo, Edi Rama di vetëm t’i përdhosë ato dhe shkatërrojë për të nxjerrë rezultatin e paracaktuar, herë duke aktivizuar krimin e organizuar, herë duke u sjellë vetë si bandë.

Zgjedhjet në universitete, që do të mbahen nesër, janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi.

  • Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues
  • Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar.
  • Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.

Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete.” – tha Vokshi.

Vokshi shton më tej se se qeveria në mënyrën më kriminale po e shfrytëzon pandeminë për të kapur arsimin e lartë përmes zgjedhjeve të paligjshme e në shkelje të Kushtetutës.

Ajo vijon se si çdo zgjedhje që organizon Rama nuk janë as të lira e as të ndershme. Në fund Vokshi thekson se nëse qeveria do vijojë me planin e saj, PD-ja kur të vijë në pushtet do krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.

Në një kohë kur situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe po rritet numri i jetëve të humbura dhe numri i të infektuarve, veçanërisht tek moshat e reja, në një kohë, kur rreziku është i pranishëm kudo, halli i Edi Ramës është të emërojë militantët e tij në universitete.

Bazuar në të dhënat për çdo universitet:

  • Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.
  • Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.
  • Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.

Si çdo zgjedhje që organizon Edi Rama, edhe këto nuk janë, as të lira as të ndershme, as të drejta e as të ligjshme.

Pedagogër dhe stundetët kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në një moment normal, kur shëndeti i tyre të mos rrezikohet dhe kur insitucionet zgjedhore të jenë legjitime.

Partia Demokratike e ka mbështetur këtë kërkesë të drejtë të stundentëve dhe pedagogëve.

Nëse Qeveria vijon me planin KRIMINAL të organizimit të zgjedhjeve antikushtetuese, Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.” – mbyll reagimin e saj Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *