Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pa konsensus mbledhja në Këshillin Politik, Gjiknuri: PD-ja nuk po gjen një vend që t’i përshtatet listave të hapura dhe koalicioneve


Ka përfunduar pa konsensus pas 5 orësh mbledhja e Këshillit Politik ku diskutohej ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjet.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se forca politike që përfaqëson nuk ndryshon qëndrim.

Ai tha se PD-ja nuk paraqiti asnjë model ku të shkrihen në një vend listat e hapura dhe koalicioneve parazgjedhore.

Nuk pati asgjë të re nga qëndrimet e PD dhe opozitës. Ata kanë të njëjtin qëllim që të bllokojnë procesin e miratimit të ndryshimit kushtetues në Kuvend. Oferta e tyre nuk përfaqëson kompromis. Është pikërisht kërkesa e PD-së për të shtyrë amendimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për të sabotuar këtë proces.

Ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen 100% të listave dhe as koalicioneve.

PS i qëndron asaj që partnerët thonë: Kuvendi është legjitim. Dhe së dyti, jemi të gatshëm për t’u ulur me Partinë Demokratike se si do të hapen listat dhe si të shkruhet rregullat se si do të hapen listat dhe se si do të formohen koalicionet.

Fatkeqësia është se ata nuk po gjejnë një vend që kërkojnë të mbajnë atë koalicion. Prandaj, u kemi thënë gjeni modelin e një vendi të OSBE/ODIHR që implementon koalicione me sistemin proporcional rajonal me lista të hapura”- tha Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *