Vendosni fjalën kyçe....

Trenova: 4 arsye të dështimit të SPAK


Ish-prokurori Gentian Trenova, në vitin 2019, në një postim në rrjetet sociale ka treguar arsyet pse SPAK do ishte në dështim.

Ternova thotë së pari SPAK do ishte një dështim pasi pjesa më e madhe e prokurorëve që kandiduan të detyruar apo të shtyrë nga njerëzit e qeverisë me premtimin e se nuk do kenë probleme me vettingun.

Së pari pjesa më e madhe e prokurorëve që kandiduan për SPAK, nuk shkuan për motive patriotike, as për motive karriere, as për motive të pagës. Ata konkurruan të detyruar apo të shtyrë nga njerëzit e qeverisë për të shkuar aty me premtimin se nuk do kenë probleme me vetingun. Për këtë arsye ata nuk kanë lirinë e duhur dhe motivet për të hetuar peshqit e mëdhenj”-shkruan ish-prokurori.

Si arsye të dytë Trenova thotë se shkarkimet e padrejta të shumë prokurorëve dhe gjyqtarëve nga vettingu nuk prodhojnë asnjë garanci për mbrojtje të karrierës.

Së dyti, shkarkimet e padrejta të shumë prokurorëve dhe gjyqtarëve nga vettingu nuk japin asnjë garanci për mbrojtje të karrierës. Ata janë të qartë se mund të shkarkohen në çdo kohë kur nuk i pëlqen qeverisë”-shkruan ai.

Në arsyen e tretë thotë Ternova “numri i vogël i prokurorëve dhe numri i madh i çështjeve që duhet të hetojnë nuk japin premisa për cilësi, por mund të sjelle rrezikun për hetime selektive sipas porosive të politikës”.

Në fund ish-prokurori thekson se për shkak të presionit të madh për rezultate ka rrezik që të çohet në arrestime të nxituara pa prova dhe në fund do përfundojnë në pafajësi dhe dështime.

Së katërti presioni i madh për të pasur rezultate do të çoje në rrezikun e arrestimeve të nxituara pa prova dhe që në fund do përfundojnë në pafajësi dhe dështime spektakël”-përfundon Trenova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *