Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me infektimin nga COVID-19, të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai thotë se ka ruajtur distancën nga ai, ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë. Ai bëri edhe një batutë duke thënë se shpreson që most ë ia ketë ngjitur virusin.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama gjatë një vizite në Lezhë, ku është i shoqëruar nga drejtoresha e AZHBR-së Frida Krifca.