Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Emiljano Ramazanit, shoqërohet një tjetër person i dyshuar


Një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit

Personi është identifikuar si Gani Çollaku rreth moshës 30 vjeç, i cili ka lidhje shoqërore me dy personat e arrestuar dy ditë me parë pikërisht për vrasjen e tij, raporton Report Tv.

Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje pasi dyshohet se mund të ketë bashkëpunuar me ta. Çollaku njihet ndryshe si “Loku i Peqinit”.

Dy ditë më parë u arrestuan babë e bir Albert dhe Seit Manahasa të cilëve iu gjet edhe arma e përdorur në krim të cilën e mbanin poshtë një makine në servisin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *