Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Elbasan, policia jep detaje: 23-vjeçari u plagos me thikë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar.

Shtetasi Regis Runaj fillimisht është plagosur me thikë por ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e palgëve të marra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan.

Dyshohet se viktima kishte lidhje shoqërore me Emiljano Ramazanin i cili u vra në datën 20 korrik në rreth-rrotullimin e luleve në Elbasan.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës  22:10, në lagjen  “Emin Matraxhiu”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje  është gjetur  shtetasi R.R., 23 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *