Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e Gjuzit e Alimadhit: Janë falsifikuar firmat e 4 deputetëve të opozitës për projektligjin


Deputetët e opozitës parlamentare, Alimadhi e Gjuzi kanë hedhur akuza për falsifikimin e firmave në propozimin e opozitës parlamentare për projektligjin e ndryshimeve kushtetuese.

Gjuzi nga ana e tij është larguar nga seanca due deklaruar se nuk mund të votojë një projektligj që ka 4 firma të falsifikuara.

“Fleta e votimit është shpërndarë tani te deputetët. Ky është një mashtrim për ta marrë votën për atë që kërkoni sot. E keni listën me persona të falsifikuar aty. Në 28 deputetët ka 4 firma të falsifikuara. Mashtrim dhe kontroll i votës për atë çfarë doni të merrni. E deklaroj votën kundër se janë 4 firma të falsifikuara. Më keni thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi, por tani erdhi koha që të keni përgjegjësi.

Unë e braktis sallën e Kuvendit për këtë seancë ku falsifikohet firma e ku mashtrohet e kontrollohet vota.” – tha Gjuzi.

Ndërsa Alimadhi tha: “Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat.” – tha Alimadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *