Vendosni fjalën kyçe....

Alimadhi debaton me Ballën: Sinqerisht kam respekt për ju, por tani ndihem i fyer


Deputeti Adriatik Alimadhi, është shprehur se ndihet i fyer nga Taulant Balla, për shkak se ai e quajti të çuditshëm gjatë debatit të sotëm në Parlament.

“Sinqerisht kam respekt për ju zoti Balla, sepse edhe kemi komunikuar sëbashku kohët e fundit. Por mënyra si ju shpreheni je tip i çuditshëm, si në komunizëm, nuk do doja që nga goja juaj të dalë ky mendim për shkak të konsideratës që kam për ju. E ndjej veten të fyer. Jemi përbaltur shumë në të opozitës. Na kanë hedhur baltë shumë. Kur unë të kam dhënë firmën në 25 maj të 2019, për 1 sistem të pastër kombëtar. Në momentin që ju keni vendosur me rajone, unë jam kundër kësaj ideje. Në momentin që unë shpreh dëshirën time. Nuk kam frikë nga askush prej jush.”– deklaroi Alimadhi.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po fliste në Kuvend për gjendjen e deputetit Enver Roshi, i cili është konfirmuar me  COVID-19. Por këtu ndërhyri Alimadhi dhe pati një debat mes tyre. Balla i tha se ai duhet të heshtte, duke qenë se edhe vetë e kishte kaluar Covidin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *