Ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës.
Në garë me të ishin edhe Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.
Për Hoxhën votuan pro 348 pedagogë , për Mimoza Hafizin votuan 176 pedagogë dhe pë Sevranin votuan 122.
Këto zgjedhje u votuan në kushtet e distancimit social, pasi ishin shtyrë edhe më herët. Ajo që u vu re ishte numri i vogël i studentëve që merrinin pjesë për shkak se pezullimi i mësimit në auditorë u vendos që në mars.
Hoxha zëvendësoi në pozicionin e Rektorit, Mynyr Konin me këtë të fundit i cili nuk ishte dakord që zgjedhjet të zhvilloheshin në këto kushte. Por pas urdhrit të Ministrisë së Arsimit u vendos që zgjedhjet të zhvilloheshin në 30 korrik.

Tabela e votave të pedagogëve