Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një postim në Twitter ka shpërndarë nenet e marrëveshjes së 5 qershorit të cilat i quan të paprekshëm.
Gjithashtu, Bardhi ka lajmëruar se nesër opozita e bashkuar do mbajë një qëndrim mbi Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave.
Nenet e publikuara nga Bardhi kanë të bëjnë me formulën që rregullon koalicionet.
“Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qëndrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave.
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!
Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”-shkruan Bardhi.