Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë nuk janë të detyrueshme për opozitën


Kryedemokrati Lulzim Basha, ka theksuar në një deklaratë të përbashkët me aleatët e tij, se nuk do I pranojë ndryshimet kushtetuese të votuara sot në Parlament.

Basha tha se ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nuk janë të detyrueshme për opozitën, e aq më pak për qytetarët shqiptarë.

“Akti i sotëm sot është treguesi i fundit se Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ai e ka humbur besimin e shqiptarëve dhe e vetmja që i ka mbetur, është të përpiqet sërish ta manipulojë sistemin, duke menduar se mund të zgjasë agoninë e pushtetit e tij të rrënuar.

Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për Opozitën, dhe aq më pak për qytetarët.

Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi para shqiptarëve dhe partnerëve tanë edhe njëherë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret.

Makinacionet e kryeministrit në ikje, që ka frikë të përballet me qytetarët, nuk kanë për ta ndalur rotacionin politik. Ndryshimi është i pashmangshëm.

Koalicioni ynë është me njerëzit, është me shqiptarët. Ne jemi bashkë për ta bërë këtë ndryshim. Ne duam dhe do të kujdesemi për vendin tonë, që ai të marrë prapë frymë lirisht.”– tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *