Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar përsëri lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, për hapjen e listave.
Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se koston e hedhjes në erë të paktit të 5 qershorit do e mbajë personalisht kryeminisrri Edi Rama.
Ai kërcënon Ramën se pas zgjedhjeve të ardhshme ai e ka vendin në burg.
“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.”– shkruan kryedemokrati.