Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, vjen një reagim nga reporteri për Çështjet Europiane në Bundestag, Florian Hahn.
Ai e ka mbështetur vendimin e sotëm të Kuvendit, ndërsa u bën thirrje palëve të vijojnë të punojnë sëbashku.
“Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku . – shkruan Hahn.
Një tjetër deputet gjerman, Peter Beyer, ka reaguar për vendimin e Kuvendit duke shpërndarë në profilin e tij në twitter, reagimin e Hahn.
“Kjo është ezauruese. Nuk mund të shtoj më shumë”- shkruan Beyer duke mbajtur pra të njëjtim qëndrim.