Kuvendi ka miratuar ndryshimet kushtetuese lidhur me hapjen e listave me 106 vota pro dhe 10 kundër, duke mbyllur me këtë vendim këtë sesion parlamentar.
Ndërsa 6 deputetë të tjerë nuk kanë votuar sepse kanë munguar në këtë seancë. 3 prej deputetëve që nuk kanë votuar janë të prekur me Covid-19, Enver Roshi, Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko. Ndërsa Amra Borova, Enada Kallpani dhe Ligoraq Karamelo janë tre deputetët e tjerë që kanë munguar në këtë seancë.
Deputetët që kanë votuar kundër: Erion Piciri, Adriatik Alimadhi , Artur Roshi , Zef Shtjefni , Suzana Topi , Elda Hoti, Albana Dhimitri, Kujtim Gjuzi, Gjetan Gjetani dhe Fatjona Dhimitri.
Me këtë, Shqipëria bëhet vendi i dytë pas Rusisë që ndryshon Kushtetutën në kohë pandemie.