Dita e enjte ka qenë një ditë sfiduese për zv/Presidentin amerikan Mike Pence, ndërsa ai vizitonte Pensilvanian perëndimore.
Kjo pasi automjete të ndryshme që ndiqnin veturën e Pence u përfshinë në dy aksidente.
Së pari, autobusi i fushatës së Pence goditi një kamion ndërsa kthehej mbrapa dhe shoferi i kamionit është marrë në pyetje nga policia.
Kjo kërkonte që Pence të lëvizte nga autobusi në limuzinën e tij. Më vonë në mëngjes, eskorta me motoçikleta me autokolonën e Pence u përfshinë në një aksident tjetër.
Ambulancat ishin në vendngjarje, sipas raporteve, por nuk pati raportime për lëndime serioze.
Pence është sot në zonën e Pittsburgh, duke bërë fushatë për Presidentin Trump.