Vendosni fjalën kyçe....

Eljo Hysko flet për herë të parë pas infektimit me Covid-19: Pas trajtimit mjekësor jam shumë mirë


Deputeti socialist Eljo Hysko, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se është infektuar nga koronavirusi.

Hysko shkruan në rrjetet sociale se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse pranon se i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

“Të dashur miq, u falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.”– shkruan deputeti.

Eljo Hysko është një nga tre deputetët e konfirmuar me Covid-19 dy ditë më parë. Dy të tjerët janë Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Në të njëjtën ditë me ta, u zbulua se ishte infektuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *