Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Farkë.
Viktima është identifikuar si 37-vjeçari Eugen Lazri, ndërsa ai është gjetur me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas policisë, dyshohet se i riu është vetëvrarë.
Njoftimi
“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”