Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Ndryshimet kushtetuese, fitore e qytetarëve


Deputetja e PD-së, Hajdari, ua ka kushtuar ndryshimet kushtetuese qytetarëve shqiptarë që sipas saj e kanë mbështetur hapjen e listave.

Në fjalën e saj në Kuvend, ajo tha se vendi sot ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit.

Hajdari tha gjithashtu se qytetarët shqiptarë do kenë mundësi të sjellin në Kuvend deputetë të ndershëm e jo matrapazë.

“Këtë fitore sot dua t’ia dedikoj qytetarëve shqiptarë që na inkurajuan, mbështetën. Ata i treguan politikës nëpërmjet sondazheve që ata mbështesin këtë qëndrim.

Dy apo tre kryetarë u kanë imponuar qytetarëve axhendën e tyre. Me këtë armë që kemi sot në dorë ua heqim sadopak fuqinë kryetarëve dhe ua japim qytetarëve. Në këtë parlament në vitin 2021 ju garantoj që do vijnë ata që janë të ndershëm e të mirë e jo ata që janë matrapazë. Ju do sillni ata deputetë që janë punëtorë dhe jo ata që janë lëpirës ndaj kryetarëve. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit të vendit.” – tha ndër të tjera Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *