Vendosni fjalën kyçe....

Italia i kthen reston Shqipërisë, mbërrijnë 7 mjekët italianë në Rinas


Italia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë, me një tast forcë të përbërë nga shtatë persona për luftën ndaj koronavirusit.

Ata kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, me një avion të ‘Guarda di Finanza’ dhe u pritën nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe nga ambasadori Italian në vendin tonë, Fabrizio Buçi.

Mjekët italianë do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Po ashtu, Italia sjell si dhuratë dhe 500.000 maska kirurgjikale të llojit II. Kujtojmë se në muajin mars, Shqipëria i erdhi në ndihmë Italisë duke dërguar atje 30 mjekë e infermierë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Një muaj më pas qeveria shqiptare dërgoi atje 60 infermierë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *