Vendosni fjalën kyçe....

Miratimi i ndryshimeve Kushtetuese, Meta: Akt i papranueshëm, Rama u mburr se është djali i komunistit që vari poetin


Presidenti Ilir Meta e quan të njëanshëm, antikushtetues dhe të papranueshëm miratimin që iu bë sot ndryshimeve në Kushtetutë për hapjen e listave.

Ai ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku përmendi babanë e tij dhe tha se kishte lidhje me komunizmin, por vetë ai jo.

“Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm!

Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane.

Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.

Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.

Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë.

Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund.”– shkruan presidenti Meta.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave, u miratua me 106 vota pro dhe 10 kundër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *