Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Rama sot e çoi Shqipërinë drejt izolimit


Pas kryedemokratit Lulzim Basha, ka reaguar për ndryshimet kushtetuese edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sipas saj, me ndryshimet kushtetuese kryeministri Edi Rama sot vendosi izolimin e Shqipërisë. Megjithatë ajo shton se kjo s’ka për ta shpëtuar dot kryeministrin.

“Vendimet e tyre sot në parlament që cënojnë integritetin e shtetit e çuan drejt izolimit iu bëj të qartë se sot më shumë se kurrë kemi bashkë të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë Edi Ramës së vetmuar. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar dot Edi Ramën por do të mbytet në fekalet që ka mbledhur ne parlament”- tha Kryemadhi në një deklaratë për mediat.

Ajo shtoi se do të vijojë të jetë pjesë e Këshillit Politik siç kërkoi më herët Komisioni Europian për të vijuar diskutimet për Kodin Zgjedhor. 

Më pas Kryemadhi shtoi se në njëfarë mënyre me vendimin e sotëm, Rama i ka bërë nder të djathtës pasi në zgjedhjet e ardhshme, në rastin më të mirë PS del me 40 deputetë.

“Vendimet që sot ka bërë Edi Rama në Parlament do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë shqiptarëve, do bëhen viktima të trafikimit të vizave dhe në emër të Covid do vijojmë të jemi të izoluar. Ndaj beteja jonë nuk është më betejë koalicionesh, por ta di se me këtë fundosi veten e tij po i bëri nder të djathtës, për të bashkuar shqiptarët. Dhe po ju them rasti më i mirë i PS do jetë me 40 deputetë”– u shpreh zonja Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *