Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet Kushtetuese, Mark Marku: Opozita ka arsye të forta të dalë në protestë


Pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, analisti Mark Marku beson se opozita ka arsye të forta për të rinisur protestat.

“Opozitës i takon të krijojë një lëvizje të gjerë, të krijojnë një aleancë për rrëzimin e Ramës. PD vetë të hapet kundrejt shoqërisë, t’ju garantojë programe, miniprograme aktorëve që do të duan të përfshihen, duhet të ndryshojnë logjikën e funksionimit të tyre. Unë besoj që ka arsye që të ketë protesta”- thotë Mark Marku.

Sot Kuvendi miratoi me 106 vota pro e 10 kundër, ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e koalicioneve parazgjedhore, e Marku thotë se Shqipëria po i largohet gjithnjë e më shumë BE-së.

Ndërsa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin “News 24”, Mark Marku tha se me votimin e sotëm Shqipëria e ka humbur datën për hapjen e negociatave.

“Me këtë që ka bërë Rama është humbur data për negociatat. Cdo ditë e më shumë po largohemi nga BE. Me këtë që ka bërë Rama do ketë pasoja për vendin. Jemi futur në një situatë kaotike, Rama ka prishur të gjithë procesin e nisur në Këshillin Politik.

Pashë edhe deklaratën e Yuri Kim që shprehte zhgënjim nga veprimi i Ramës dhe ftonin për negociata në Këshillin Politik? Po pse të ketë negociata kur ai i pengoi koalicionet zgjedhore? Unë nuk them të mos bëhen por Rama ka hedhur në erë mundësinë që të shkohet qetësisht në zgjedhjet e ardhshme. Unë e shoh të vështirë që palët të gjejnë konsensus. Megjithatë them se pavarësisht se është shkelje e rëndë e të drejtave pengimi i koalicioneve, them që kjo nuk e bën opozitën të humbë zgjedhjet. Pra, opozita madje duhet të bëhet më e fortë dhe të nisë një lëvizje kundër Ramës.

PS edhe sot po të votohet nuk është parti e parë, se nuk ka mundësi të bësh këto manovra, manipulime për të marrë e blerë zgjedhjet. Nëse i ke, pse duhet t’i blesh?”,- tha Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *