Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërkesën e tij për presidentin që të mos shante më ambasadorët.
“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të ‘China Club’ në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi.”- shkruan Blushi.
Kryeministri Edi Rama shkruante më herët se presidenti Meta nuk do të pengojë dot ndryshimet kushtetuese, ashtu sikur nuk arriti që ta bënte me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Ai shprehej me fjalë të ashpra ndaj presidentit lidhur me qëndrimet e tij ndaj ambasadorëve të huaj në vend, ndërsa e krahason atë me Haxhi Qamilin.
“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!
Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!
Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria”– shkruan Rama.