Vendosni fjalën kyçe....

Policia zbardh vrasjen në Elbasan: Lamce dhe dy të tjerët ishin të dehur


Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku u vra 30-vjeçari Florian Lamcja.

Sipas policisë, dy të dyshuarit Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari., 34 vjeç ishin konfliktuar me 30-vjeçarin ndërsa ishin të tre në gjendje të dehur.

Të tre kishin qenë bashkë në një lokal duke pirë, por mes tyre kishte nisur një sherr banal. Lamcja dyshohet se është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë i kanë shkaktuar vdekje.

Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamçja, i cili akuzohet se disa vite më parë ka vrarë me armë zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin. Ndërkohë një nga të dyshuarit, Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Detajet e policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *