Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni, nuk ka mundur dot sot që të jetë i pranishëm në seancën parlamentare për të votuar për ndryshimet në Kushtetutë, pasi është i infektuar me Covid-19.
Ndërsa fliste për Report TV, deputeti tha se dyshon se mund ta ketë marrë virusin nga Parlamenti.
“Mos neglizhonin asnjë shenjë. Bëni tamponi. Ose nëse nuk bëni dot tampon se mesa kuptoj ka shumë kërkesa, urgjent izolohuni se mund të jetë Covid.
Është e vështirë që ta lokalizoj infektimin. Duhet të jem infektaur nga fillimi i javës së kaluar dhe me shumë gjasa në zyrat e parlamentit. Nuk e them dot me siguri por aty mund ta kem marrë. Ajo që më bëri mua të dyshoj ishte dita e dielë. Kisha fillimisht një gricje fyti e më pas pak temperaturë. Të dielën ndjeva pak temperaturë dhe luhatje të nuhatjes. Kërkova të bëj tamponin më tepër si siguri. Nuk e prisja fare të dilja pozitiv të hënën.Tani jam i detyruar të rri 14 ditë brenda derisa tamponi tjetër të më nxjerrë negativ“, tha deputeti.
Ralf Gjoni kishte folur sot në rrjetet sociale më herët, lidhur me votimin në Parlament, ku shprehte qëndrimin e tij pro.
“Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë.
Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot“, shkruante deputeti.