Vendosni fjalën kyçe....

Rama vijon përplasjen virtuale me Bashën: Kërcënimet tregojnë se ke humbur busullën


Vijon përplasja virtuale mes kryeministritn Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave.

Pasi Basha e paralajmëroi se pas zgjedhjeve e kishte vendin në burg, Rama thotë se ky veprim është i nxituar nga ana e kreut të opozitës.

Rama thotë se kërcënimet e Bashës tregojnë se ai ka “humbur busullën”.

“Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!”, shkruan Rama.

Më herët Basha reagoi përmes një postimi në “Twitter” duke paralajmëruar Ramën se kostot për prishjen e paktit të 5 qqershorit, do t’i mbante personalisht kryeministri. Po ashtu ai tha se pas zgjedhjeve të ardhshme, Rama e ka vendin në burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *