Vendosni fjalën kyçe....

Rusia mund të miratojë vaksinën anti-Covid brenda pak ditësh


Rusia synon të bëhet vendi i parë në botë që ka miratuar një formulë imunizimi ndaj Covid-19, sipas kreut të fondit të pasurisë sovrane të vendit.

Kirill Dmitriev tha në një intervistë  se shkencëtarët rusë në mbrojtjen e jetëve të njerëzve. Ai më parë vuri në dukje se përvoja ruse në punën viruset Ebola dhe MERS i dha asaj një avantazh në reagimin ndaj pandemisë aktuale.

“Zyrtarët rusë i thanë CNN se po punojnë për miratimin e vaksinës në datën 10 gusht ose më herët. Ajo është zbuluar nga Instituti Gamalei me qendër në Moskë.” – tha CNN.

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë tha të hënën se faza e dytë e testeve klinike të vaksinës anti-koronavirus të zhvilluar nga ekipi në Institutin Gamalei është në përfundim. Regjistrimi shtetëror i vaksinës do të adresohet pasi të mbarojnë testimet.

Produkti ‘përdor vektorët e adenovirusit njerëzor që janë bërë më të dobët, në mënyrë që të mos përsëriten në trup,’ vuri në dukje CNN.

“Për dallim nga shumica e vaksinave në zhvillim, ai mbështetet në dy vektorë, jo në një.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *