Vendosni fjalën kyçe....

Tre vrasje brenda 10 ditësh, Lleshaj: Elbasani ku ma gjen të ishte Palermo


Në konferencën e sotme të përbashkët me ministren Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku u vra një 30-vjeçar.

Pasi gazetarët e pyetën nëse Elbasani po kthehet në Palermo, Lleshaj tha: “Elbasani nuk është Palermo, kjo metaforë është e pavend. Por meqë e përmendet, Palermo është qytet evropian.  Nuk do ishte keq t’i thuash Elbasanit Palermo.

Por duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale, është e këshillueshme të mos dalim në përfundime të shpejta sidomos për ngjarjet kriminale, por kjo s’do të thotë se mund ta etiketojmë një qytet pavarësisht ngjarjeve në 24 orët e fundit.

Dua të them se pothuajse nuk ka ngjarje të pazbardhura në Elbasan, nuk e shoh aq zi sa ju, jemi përgatitur për të goditur fortë aty, dhe do jetë pa zhurmë por me sukses.”

Në Elbasan duker sikur janë rikthyer periudhat e frikshme të vrasjeve e ekzekutimeve, pasi brenda 10 ditësh, qyteti është tronditur nga 3 vrasje, 2 prej të cilave në harkun e pak orëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *