Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti i Shkodrës zgjedh Suzana Golemin si rektore, ndërsa në Korçë zgjidhet Dhimitër Bello


Suzana Golemi zgjidhet rektorja e re e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Nga numërimi i votave të pedagogëve ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë. Ndërkohë po numërohen votat e studentëve por në bazë të formulës, pritet që ato të mos ndikojnë në këtë rezultat.

Golemit ia dhanë fitoren bindëse dy fakultete, ai i Shkencave të Natyrës ku ishte vetë dekane dhe Fakulteti i Drejtësisë, ku ka fituar më thellë. Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, i cili ishte rektor në detyrë. 

Ndërsa në Korçë Dhimitër Bello është zgjedhur rektori i ri i universitetit Fan S.Noli  Korçë. Ai ka fituar përballë kandidatit për rektor Lorenc Ekonomi. Bello ka fituar ndaj Ekonomit në të katërt fakultetet e këtij universiteti.

Fitoret më të thella i ka pasur në Fakultetin Ekonomik dhe atë të mësuesisë ndërkohë që me 7 vota më tepër pedagogësh Bello ka fituar edhe në Fakultetin e Shkencave Humane atje ku pritej që fitorja të kalonte në anën e Ekonomit pasi është pedagog në këtë fakultet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *