Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima lidhur me Covid-19 në vend, 79 raste të reja


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 ndërsa janë zbuluar 79 raste të reja.

Në deklaratën e lexuar nga shefja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, thuhet se viktimat janë një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)

Testime totale             41199

Raste pozitive               5276

Raste të shëruara        2952

Raste Aktive                 2167

Humbje jete                 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1191

Durrës              256

Shkodër           209

Vlorë               94

Fier                  83

Lezhë               82

Kukës               65

Korçë               60

Elbasan            47

Gjirokastër      29

Berat               27

Dibër               24


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *