Vendosni fjalën kyçe....

Arben Gjata rizgjidhet për të pestën herë rektor i Universitetit të Mjekësisë


Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Universitetin e Mjekësisë, ku rektor është rizgjedhur Prof. Dr Arben Gjata.

Ky është mandati i pestë radhazi për rektorin Gjata. Ai u zgjodh me 1146 vota pro dhe 180 kundër.

Ditën e djeshme, që prej orës 08:00 deri në 16:00 janë zhvilluar zgjedhjet për rektor në Universitete, ku për hir të së vërtetës pati një pjesëmarrje të ulët të studentëve të cilët ndodhen nëpër shtëpitë e tyre në rrethe, për shkak të situatës së pandemisë.

Në Tiranë janë zgjedhur: Andrea Maliqari, rektor në Universitetin Politeknik; Fatbardh Sallaku, rektor në Universitetin Bujqësor; Arben Gjata, rektor i Universitetin e Mjekësisë; Artan Hoxha në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa në rrethe: Dhimitër Bello, rektor i Universitetit të Korçës; Roland Zisi, rektor në Universitetin e Vlorës; Kseanela Sotiofski, rektore në Universitetin e Durrësit; Suzana Golemi, rektore në Universitetin e Shkodrës; Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *