Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Dhe ndryshe nga çdo vit tjetër besimtarët kanë qenë të detyruar të zbatojnë disa rregulla: Të vendosin maska e të respektojnë distancën sociale për shkak të pandemisë së Covid-19.
Në vendin tonë, besimtarët e kanë nisur këtë ditë me faljen e namazit nëpër xhami, dhe në sheshet pranë tyre. Të shumtë kanë qenë ata që kanë respektuar distancën si dhe kanë vendosur maskat, por jo të gjithë i kanë zbatuar këto rregulla.
Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa Hytbeja e Kurbanit në 06:35.