Vendosni fjalën kyçe....

Finalizohet projekti i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, Balluku: Kartë biznesi për në Francë


Finalizohet projekti për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Sot u nënshkrua në Kryeministri marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë franceze “Voltalia”, duke i hapur rrugë kantierit të madh të energjisë diellore.

Sipas marrëveshjes, kompania franceze do të investojë 100 milionë euro, duke nisur nga muaji shtator.

Ministrja Belinda Balluku thotë se procesi që solli deri në finalizim është model që ekspertët e Harvardit do e marrin për objekt studimi. Ajo shton se ky process do të ndiqet edhe në ankandet e tjera ndërkombëtare dhe se kjo do të shërbejë për Shqipërinë si një kartë biznesi për në Francë.

”Sot jemi për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia. Nuk është vetëm proces model, por në një bisedë me ekspertë të Harvardit, do të përdoret si studim, pasi në një vit kaq të vështirë ka sukses. Mes një qeverie ballkani dhe një udhëheqëseje të BE. Mbi 100 milionë euro do injektohen në ekonominë tonë. Por jemi në vitin 2020. Voltalia ka gjetur atraktiv tregon shqiptar, në vitin më të vështirë për botën. Kemi ngritur një process model që do të ndiqet dhe në ankandet e tjera ndërkombëtare. Kemi ecur krah për krah me BERZH. Kemi pasur përkrahjen e tyre.

Dua të falenderoj ekipin tim. Deri dje në darkë vonë kemi punuar me detaje mbi kontratën që askush mos ketë hije për këtë. E kam thënë kur hapëm ankandin, si dhe kur erdhën ofertat, të gjitha detajet janë në dokumentacion. Asnjë nga grupet s’ka pasur tolerim pa sqaruar gjë. Ne do firmosim për t’I hapur rrugë ndërtimin të këtij parku sa më parë. Kjo ështën jë Business Card në Francë. Ne kemi krijura një shembull për investitorë të tjerë francezë. Dhe do keni mbështetjen e qeverisë.

Uroj që të mblidhemi së shpejti në këtë hapësirë për të dhënë lajme të mira. Ju falenderoj!”– tha Balluku.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, duke iu referuar investimit 100 milionë euro të kompanise franceze, tha se  kjo ofertë ishte një rekord i papritur.

“Francezët janë bujarë por nuk njihen si bamirës që nuk i bëjnë mirë llogaritë
jam i sigurt që llogaria është bërë mirë dhe ky cmim që as vetë kinezët s’do e kishin thyer dot, që njihen për oferta anomalisht të ulëta, përbën një arsye shumë të fortë që ne të besojmë se jo vetëm do kemi sukses por dhe kompania po ashtu.”- thotë Rama.

Ai shton se dita e nënshkrimit të marrëveshjes u zgjodh të ishte sot, duke qenë një ditë pushimi për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Kujtojmë se grupi francez hyri në garë për ndërtimin e parkut fotovoltaik (energji diellore) të Akërnisë, në Vlorë në vitin 2018.

Në mënyrë informale kompania kishte marrë garancitë nga Gjiknuri se në këtë garë nuk do të kishte fitues të paracaktuar dhe se procedura do të filtronte ofertën më të mirë teknike dhe ekonomike. 

Por francezëve u rezultoi ndryshe (lexo këtu). U rezultoi se gara ishte e trukuar. Dy vite më vonë, për tenderin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ka qenë e interesuar direkt Presidenca dhe Qeveria Franceze, sidomos pas skualifikimit të kompanisë të dyshuar si korruptiv të bërë me tenderin e Akërnisë nga ish-ministri Damian Gjiknuri vitin e kaluar. Parku fotovoltaik do të shtrihet në dy bashki dhe do të ketë kapacitet prodhimi deri në 140 megavat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *