Vendosni fjalën kyçe....

Hajnaj në krye të BKH-së, shefja e ONM-së në Shqipëri e quan “hap të rëndësishëm”


Aida Hajnaj

Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar për emërimin e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Calavera ka shpërndarë komentin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, ndërsa shton se ky është një hap të rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.

‘”Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’- shkruan Calavera në Twitter.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi dje njëzëri për zgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Zgjedhja e saj në krye të BKH-së ishte paralajmëruar nga Partia Demokratike disa ditë më parë. Por nënkryetari i selisë blu, Paloka, shprehej se Hajnaj nuk duhet të kandidonte pasi rezultonte e përfshirë në afera të ndryshme në policinë e shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *