Një hologram 3D i afro-amerikanit, George Floyd, ka filluar turneun e tij në shtetet jugore të SHBA-së, duke debutuar mbrëmjen e së martës në Richmond, Virginia.
Ai do të shfaqet në disa vende ku më parë qëndronin monumentet e konfederatës në të gjithë SHBA-në në ditët e ardhshme.
Floyd vdiq në duart e policisë së Minneapolis, në një incident i cili ka ndezur protesta prej muajsh, gjithnjë e më të dhunshëm në të gjithë SHBA-në dhe më gjerë.
Familja e tij, në bashkëpunim me një artist vizual dhe jofitimprurës nga Change.org, përkohësisht do të zëvendësojë statujat dhe monumente të ish-Konfederatës në të gjithë jugun, të cilat u rrënuan në protestat e fundit kundër racizmit.
Punimi është quajtur ‘Një Ndryshim Monumental: Projekti Memorial i Hologramit i George Floyd’ dhe u krijua nga Change.org dhe Fondacioni George Floyd, i themeluar nga familja e tij.