Një 71-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në Institutin Bujqësor.
Në njoftimi zyrtar thuhet se viktima me iniciale Gj.L., këmbësor, është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një 23-vjeçar me iniciale, K.D.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi dinamikën e aksidentit.
Njoftimi
“Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”