Vendosni fjalën kyçe....

Kompanitë farmaceutike s’do mbajnë përgjegjësi për efektet anësore të vaksinës anti-Covid


Një zyrtar i lartë i gjigantit farmaceutik AstraZeneca ka konfirmuar se kompania e tij nuk mund të përballet me veprime juridike për ndonjë efekt anësor të mundshëm të shkaktuar nga vaksina e tij anti-Covid. Të prekurit nuk do të kenë mundësi rekurs ligjor.

AstraZeneca është një nga 25 kompanitë farmaceutike në të gjithë botën tashmë duke testuar vaksinat e tyre Covid mbi njerëzit, në përgatitje për injektimin e qindra miliona njerëzve.

Këto janë kohë të rëndësishme biznesi për kompaninë më të madhe farmaceutike të Britanisë, që ka marrë porosi me vlerë rreth 70 milionë stërlina së fundmi. Kompania sapo ka raportuar fitime prej 12,6 miliardë dollarësh në vetëm 6 muajt e fundit.

Por, pavarësisht bilancit të saj të shëndetshëm, AstraZeneca nuk është e gatshme të mbahet përgjegjëse për çdo efekt anësor të mundshëm të kandidatit të saj ‘shpresëdhënës’ për vaksina.

E thënë ndryshe, kompania është plotësisht e mbrojtur kundër padive nga njerëzit që injektohen me vaksinën e tyre dhe pësojnë efekte negative, pavarësisht se sa të rënda apo të gjata janë ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *