Deputeti Enver Roshi i cili është i prekur nga Covid-19, është dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar.
Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku filloi të trajtohej me oksigjen.
Mirëpo sot, Report TV dhe Ora News raportojnë se për shkak të problemeve me mushkëritë ai është dërguar mbrëmë drejt Turqisë.
Enver Roshi është një ndër tre deputetët që para tre ditësh konfirmuan se janë infektuar nga koronavirusi. Dy të tjerët janë Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko. Për këtë arsye, snjëri prej tyre nuk mori pjesë në votimin e djeshëm në Parlament, për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.