Vendosni fjalën kyçe....

Pak ditë pas shërimit të Bolsonaros, infektohet me Covid-19 gruaja e tij


Zonja e Parë e Brazilit ka rezultuar pozitive me koronavirus vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj, Presidenti Jair Bolsonaro u shërua nga COVID-19.

“Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të ndjekë të gjitha protokollet e vendosura“- tha në një njoftim Pallati Planalto, rezidenca zyrtare e presidentit. Në njoftim thuhet se zonja e parë është duke u kujdesur nga një ekip mjekësor presidencial.

Vetëm 24 orë më parë, Michelle Bolsonaro kishte marrë pjesë në një ngjarje publike në Brasilia me burrin e saj, duke mbajtur një maskë.

Tani Brazili po raporton më shumë se 2.5 milion raste të koronavirusit, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. COVID-19 ka vrarë më shumë se 90,000 njerëz në Brazil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *