Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Maqedonisë së Veriut tregon kujt do ia japë mandatin për qeverinë e re


 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ka deklaruar se do ia japë mandatin për formimin e qeverisë cilësdo parti që do e bindë se e ka shumicën prej 61 deputetësh.

“Norma kushtetuese e nenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë. Mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurrfarë hapësire për manovrim.” – tha Pendarovski në intervistën për numrin më të ri të javores ‘Fokus’, shkruan INA.

“Më konkretisht do ia jap mandatin cilitdo përfaqësuesi të cilësdo nga 6 listat zgjedhore që kanë marrë deputetë në Kuvend e cila do më bindë se ka shumicën prej 61 deputetë.” – shtoi Pendarovski.

Seanca konstitutive e parlamentit të ri është caktuar për të martën e javës së ardhshme.

Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar që në afatin prej 10 ditëve nga konstituimi i parlamentit, mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.

Mandatari i qeverisë brenda 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, duhet t’i dorëzojë Kuvendit programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë, shton INA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *