Të jesh një mbret i ardhshëm nuk do të thotë që domosdoshmërisht di të bësh dhe dhuratat më të mira. Princi William ka treguar një moment kur është turpëruar për dhuratën që i kishte bërë dikur gruas së tij, Kate Middleton.
“Unë i dhashë gruas time një palë dylbi një herë. Ajo kurrë nuk më lë ta harroj. Kjo ishte herët në lidhjen tonë. Unë mendoj se kjo e mbylli marrëveshjen, vërtet. Po, unë i kisha mbështjellë ato”– tregon princi William, citon ET.
Pavarësisht reagimit zhgënjyes të Kate, princi William shpjegon se ai e bindi veten se si dhurata ishte e mirë, dhe si u përpoq t’ia vërtetonte këtë gruas së tij të ardhshme.
“Unë u përpoqa ta bindja veten për këtë. I thoja: Po, por këto janë me të vërtetë të mahnitshme, shiko sa larg mund të shohësh me këto!’ Dhe ajo më shikon e thotë: Ato janë dylbi, çfarë po ndodh?”, kujton duka i Kembrixhit i cili shton se kjo nuk i shkoi mirë sikurse mendonte.
Kur moderatoret e pyesin nëse dukeshës i pëlqente të shikonte zogjtë me dylbi, duke u bërë ky fakt frymëzimi për t’i blerë asaj dhuratën. Por jo. Princi William thotë: “Jo, sinqerisht nuk kam asnjë ide pse i bleva asaj një palë dylbi”.