Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr pothuajse 12,000 trupa nga Gjermania duke përmendur importet e saj të gazit nga Rusia.
Uashingtoni kohët e fundit ka rritur përpjekjet e tij për të bllokuar dërgesat.
“Gjermania i paguan Rusinë miliarda dollarë në vit për energji dhe ne supozohet ta mbrojmë Gjermaninë nga Rusia.?” – shktoi Trump në Twitter, menjëherë pasi Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha që SHBA-të do të zhvendosnin rreth 11.900 ushtarë amerikanë nga Gjermania në krahasim me planin fillestar për tërheqjen e rreth 9.500 ushtarakëve.
Trump ka cituar gjithashtu grindjen e gjatë për kontributet në NATO, duke akuzuar Gjermaninë për dështimin e dhëniës së pjesës së saj të drejtë të kostove për aleancën ushtarake.
“Gjithashtu, Gjermania është shumë kriminale në tarifën e saj prej 2% për NATO-n. Prandaj, ne po lëvizim disa trupa nga Gjermania!” – shtoi Trump.