Një marins ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosën rëndë, pas një aksidenti gjatë një seance stërvitore në vijën bregdetare të Kaliforisë ditën e enjte.
8 marinsa të tjerë vijojnë ende të humbur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 të së enjtes, pranë pjesës veriperëndimore të ishullit San Clemente, tokë në pronësi të Marinës 80 milje larg bregdetit të Kalifornisë Jugore. Ishulli është përdorur nga Marina dhe Trupat Detare për trajnime.
Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, pesëmbëdhjetë marinsa dhe një detar ishin në bordin mjetit detar.
Siç shkruan ABC News, dyshohet se mjeti ambib sulmi është fundosur disa qindra metra nën sipërfaqe, që është shumë thellë për zhytësit. Megjithatë përpjekjet për të zbuluar trupat e 8 marinsve të zhdukur.