Një dhelpër në një periferi të Berlinit është zbuluar me një koleksion të mahnitshëm këpucësh.
Për javë të tëra, banorët e Zehlendorf ankoheshin se një hajdut po u vidhte shuplakat dhe këpucët sportive nga kopshtet e tyre natën.
Më në fund dikush e kapi fajtorin “në flagrancë, duke mbajtur dy shapka ngjyrë blu në gojën e saj”, raporton e përditshmja Tagesspiegel.
Dhelpra kishte një grumbull prej mbi 100 këpucë.
Burri që zbuloi “hajdutin” kishte dyshuar se mund të ishte një dhelpër pasi e ngriti çështjen në një faqe në internet të lagjes dhe mori ankesa dhe nga vendasit e tjerë për një palë këpucë të humbura, ose një këpucë që u mungonin.
Fotot u publikuan në rrjet nga redaktori i Tagesspiegel, Felix Hackenbruch.