Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës: Ishe drita e shtëpisë


Ka ndërruar jetë nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi në “Facebook”. Ai kujton fëmijërinë dhe thotë se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama shpesh herë ka bërë dedikime në rrjetet sociale me nënën e tij. Madje edhe kur festoi ditëlindjen e 56-të këtë 4 korrik, postoi një foto ku shfaqet i përqafuar me zonjën Aneta. Atë e shoqëron me diçiturën: “Me gruan që më dha jetën”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *