Lufta pesë-vjeçare e dhjetëra japonezëve, të cilët jetuan përmes bombardimeve atomike të SHBA-së dhe të cilëve iu mohuan përfitimet sociale për dekada, ka përfunduar me fitore pasi ata u njohën zyrtarisht si të mbijetuarit e bombës bërthamore.
Një gjykatë rrethi në Hiroshima vendosi përfundimisht në favor të një grupi viktimash të shkaktuara nga shiu radioaktiv, të cilët kanë luftuar për të drejtat e tyre që nga viti 2015.
Paditësit kërkuan që t’u jepen të njëjtat të drejta dhe privilegje si ata që u prekën drejtpërdrejt nga shpërthimi i bombës bërthamore amerikane ‘Little Boy’ në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Paditësit jetonin në zona jashtë kufijve të Hiroshimës, por u prekën nga shiu radioaktiv, që zgjati disa orë pasi ra bomba.