Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po e ndalon aplikacionin kinez të videove TikTok në SHBA.
Ai u tha gazetarëve se mund të nënshkruante një urdhër ekzekutiv qysh të shtunën.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se aplikacioni, në pronësi të firmës kineze ByteDance, mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.
Por TikTok i ka mohuar akuzat se kontrollohet nga qeveria kineze ose së ndan të dhëna me të.
Aplikacioni që vijon të rritet me shpejtësi, ka deri në 80 milion përdorues aktivë në muaj në Amerikë dhe ndalimi do të ishte një goditje e madhe për ByteDance.
“Sa i përket TikTok, ne po i ndalojmë ata nga Shtetet e Bashkuara”– u tha Trump gazetarëve, citon BBC.
Nuk është e qartë se me cilin autoritet Trump do të ndalojë TikTok-un, si do të zbatohej ky ndalim dhe cilat do të ishin sfida ligjore.