Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosje kritika qeverisë Hoti: Po e çon vendin drejt katastrofës humanitare


Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti se nuk po arrin ta menaxhojë si duhet pandeminë Covid-19.

Në një postim në faqen zyrtare të lëvizjes në Facebook, theksohet se qeveria po e çon vendin drejt katastrofës humanitare.

Deri tani Kosova numëron 236 viktima lidhur me Covid-19 ndërsa ditët e fundit numri i të vdekurve ka qenë tejet i lartë.

“Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohen në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *