Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, analisti politik shqiptar skanon pritshmëritë


Kërkesat e kreut të BDI-së, Ahmeti, për kryeministër shqiptar pritet të zvarrisë formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Ky është qëndrimi i analistit politin Xhelal Neziri, në një intervistë të dhënë për Klan Maqedoni.

Sipas tij, duhet patur parasysh se për një qeverisje të qëndrueshme duhet pasur parasysh përvoja e mospërfilljes së praktikës së krijimit të qeverisë mes fituesve në të dyja blloqet etnike.

Sipas Nezirit, kundërshtitë politike mes Zaevit dhe Ahmetit gjatë fushatës parazgjedhore po reflektohen tani kur në tavolinë është krijimi i shumicës parlamentare dhe konform kësaj edhe i qeverisë së re.

Ndërkaq, heshtjen aktuale të kampeve partiake ai e shikon si pjesë të taktikës për matjen e pulsit të disponimit për krijimin e mazhorancës së re.

Më tej Neziri thotë se duhen mirëkuptuar tentimet e palëve të interesuara që përmes spekulimeve nga më të ndryshmet të dobësojnë pozicionet negociatore të partnerit eventual.

Në këtë vijë, ai pranon se treshja Zaev-Mickoski-Ahmeti do ta ketë të vështirë që të bëjnë realitet premtimet parazgjedhore pa bërë ndonjë kompromis në qëndrimet e afirmuara para, po edhe tani pas zgjedhjeve.

Në lidhje me pozicionin e partive, Neziti tha se partitë e bllokut politik maqedonas duhet të respektojnë parimin e fituesit me fituesin, për shkak se anashkalimi i tij do të prodhonte një qeverisje të paqendrueshme.

Ahmeti, thotë Neziri, duket se nuk do heqë dorë nga angazhimi i tij, kurse LSDM-ja e VMRO-DPMNE-ja në kundërshtimin e kërkesës së integristëve mund të shkojnë edhe në përafrimin e qëndrimeve të tyre.

Po kështu analisti Neziri parashikon se fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës ka për të qenë tepër i nxehtë politikisht ndërsa për përafrimin e negociatave mes palëve do jetë vendimtare qasja e faktorit ndërkombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *