Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e kaluar në zonën e Marinës në qytetin e Sarandës.
Bëhet fjalë për nje territor pranë ish-repartit ushtarak.
Zjarri është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit, për shkaqe që ende nuk dihen.
Për fikjen e tij kanë punuar 2 mjete zjarrfikëse, disa punonjës të repartit të Zjarrfikëseve dhe forca të Marinës.
Puna e zjarrfikësve ka qenë e vështirë, pasi flakët rrezikonin edhe bazën detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion, e një efektiv si rezultat ka mbetur i mbagosur. Sipas mediave lokale, ai është transportuar në spitalin e Sarandës për marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Flakët arritën të shuheshin pas 3 orësh punë.
Zona ku kanë shpërthyer flakët është dhënë me koncension dhe është projektuar për t’u ndërtuar si një qytezë e re.